• SALLA E DASMAVE
Hotel Nora është një mrekulli e zgjedhur me kujdes për një dasë që mbetet ëndërra e çdo çifti. Momentet më të spikatura të jetës sonë janë gjithmonë të ruajtura në kujtesën tonë për shkak të kënaqësisë së madhe që na japin, duke na shoqëruar gjatë gjithë jetës tonë. Nuk ka ditë më të veçantë se kurorezimi i dashurisë, një festë që ne mundohemi ta organizojmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Me dizajne luksoze dhe ambient përrallor, Hotel Nora është përfundimi i ëndrrës së çdo çifti. Mos u ndjeni në siklet për të ftuarit për shkak të vendit të vogël, sepse ne ofrojmë një sallë me hapësirë për 450 persona, dizajni i lartësuar ju shoqëron gjatë gjithë kohës, ku edhe momenti i kurorezimit të një dashurie perfekte jep emocione të veçanta. Ju dhe të ftuarit tuaj do të keni vetëm detyrën të shijoni dasmën me të dashurit tuaj. Stafi ynë i kualifikuar për këto momente nostalgjike, ju shërben juve dhe mysafirëve tuaj me ushqim nga menytë më të përsosura për ju. Që të kaloni momentet më të mira, në një ambient të përkryer dhe modern, ju mbetet të na zgjidhni neve, besimin tonë, dhe pervojen tonë ta shfrytëzoni për ju. Ne Hotel Nora kemi përjetuar më shumë se 30 vjet festime familjare si dasma, ditëlindje, diplomime, ahengje, përvjetore, ribashkime, syneti dhe shumë të tjera. Është një nga traditat tona më të dashura si një kompani, dhe një nga arritjet më të çmuara të njerëzve që punojnë në hotelet tona. Kjo është historia jonë. Quajeni atë histori familjare.
  • Per rezervime na shkruani ose na kontaktoni :