Salla e Dasmave

SALLA E DASMAVE

Sallë madhështore dhe dekor i zgjedhur me shumë shije për një dasë që mbetet ëndrra e çdo çifti. Momentet më të spikatura të jetës sonë gjithmonë i ruajmë me kujtimin e kënaqësisë së madhe, pasi ato na shoqërojnë gjatë gjithë jetës. Nuk ka ditë më të veçantë se kurorëzimi i dashurisë, një ngjarje për të cilën mundohemi ta organizojmë në mënyrën më të mirë të mundshme. Me dizajne luksoze dhe ambient përrallor, Hotel Nora është misherim i ëndrrës së çdo çifti. Mos u ndjeni në siklet për të ftuarit për shkak të vendit të vogël, sepse ne ofrojmë një sallë me hapësirë për 450 persona, ku bëhet që ahengu juaj të jetë sa më i bukur dhe të jenë të ftuar të gjithë miqtë tuaj në ditën më të veçantë për ju. Dizajni luksoz ju shoqëron gjatë gjithë kohës, ku edhe momenti i kurorezimit të një dashurie perfekte sjell emocione të veçanta. Juve dhe të ftuarve tuaj i mbetet vetëm të shijoni dasmën me të dashurit tuaj. Stafi ynë i kualifikuar për këto momente të pa shlyera nostalgjie, ju shërben juve dhe mysafirëve tuaj me ushqim nga menytë më të përsosura për ju. Që të kaloni momentet më të mira, në një ambient perfekt dhe modern, ju mbetet të na zgjidhni ne, besimin tonë, dhe pervojen tonë ta shfrytëzojmë për ju. Ne Hotel Nora kemi përjetuar më shumë se 30 vjet festime familjare si dasma, ditëlindje, diplomime, ahengje, përvjetore, ribashkime, syneti dhe shumë të tjera. Është një nga traditat tona më të dashura si një kompani, dhe një nga arritjet më të çmuara të njerëzve që punojnë në hotelet tona. Kjo është historia jonë. Quajeni atë histori familjare.

Per rezervime na shkruani ose na kontaktoni :

    Leave A Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *